Dimri 2014-2015: Parashikimi nga AccuWeather për Evropën

0

Pas një dimri të butë pothuajse për të gjithë Evropën gjatë sezonit 2013-2014, dallime të mëdha priten për shumë fusha gjatë sezonit dimëror 2014-2015.

dimri
Evropa jug-lindore ku gjendet edhe vendi ynë do të përfshihet me stuhi sidomos gjatë gjysmës së dytë të dimrit.

Do të rriten kërcënimet për përmbytje në Itali dhe Gadishullit Ballkanik .

Stuhitë aktive që pritet të kalojnë në Evropën Jugore mund të kenë ndikim përgjatë këtij dimri.
“Një numër i stuhive të vogla të cilat do të përcillen me reshje për shumë ditë në Evropën jugore, duke çuar në një rritje të kërcënimit nga vërshimet për Italinë dhe Gadishullin Ballkanik, ku përmbytjet kanë qenë tashmë një problem kryesor deri në dimër”, shtoi Nicholls.
Përmbytjet që kanë ndodhur në maj ishin vdekjeprurëse në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Rumani dhe Sllovaki. Shumë prej këtyre zonave kanë përjetuar 200 % të reshura me shumë se sa normalja vjetore.

Ndërkohë, në vendet malore pritet të bien sasi të mëdha te borës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com