Dikush 32 mijë euro, dikush 25 mijë këta janë deputetët që vozisin vetura super-luksoze
15:59 | 13 Qershor 2018

Dikush 32 mijë euro, dikush 25 mijë, e disa tjerë shoferë të dy veturave me shifra mbi 20 mijë euro. Kështu sillen çmimet e makinave super-luksoze të disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shumë prej deputetëve që kanë deklaruar pasuritë, kanë bërë të ditur se vozision vetura me çmime marramendëse.

Në këtë mes kryeson si i pari deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili vozitë veturë e cila kushton hiç më pak se 32 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Deputeti Haxhiu nuk ka treguar për çfarë tipit të veturës bëhet fjalë, por e ka konfirmuar se vetura i takon atij.

Labinot Tahiri veç si deputet punën po e vazhdon edhe si këngëtar. Në deklarimin e pasurisë ai ka bërë të ditur se vozitë veturë rreth 27 mijë euro.

Kurse gruaja e këngëtarit Tahiri vozitë veturë 19 mijë euro.

Për makina luksoze nuk lëshon rrugë as Hajdar Beqa i PDK-së. Beqa ka deklaruar dy vetura.

Një veturë X5 Beqa e ka në vlerë 24 mijë euro, kurse 22 mijë e 500 euro ai vozitë veturën e tipit Touareg. Duke bërë që shuma e dy veturave të shkojnë mbi 46 mijë euro.

Deputetja që u vlerësua se flet më së pakti në Kuvend, është Teuta Rugova. Por deputetja e LDK-së nuk mund të kritikohet sa i përket veturave.

Ajo ka në pronësi makinë në vlerë 25 mijë euro, të cilën ajo pretendon se e ka blerë me kursime.
Dy deputetët e tjerë të PDK-së, Blerta Deliu dhe Elmi Reçica gjithashtu vozisisin vetura luksoze.

Reçica ka në pronësi një veturë Audi Q3 e cila kushton 20 mijë e 700 euro, kurse ai posedon edhe një Passat që vlerësohet 5 mijë e 500 euro.

Kurse Deliu-Kodra gjithashtu vozitë veturë në vlerë mbi 20 mijë euro.
Keq nuk mbesin as deputetët e tjerë.

Korab Sejdiu ka veturë në vlerë 19 mijë euro, Mërgim Lushtaku 18 mijë, Rasim Selmanaj 17 mijë, Naser Osmani 16 mijë euro, e Dardan Sejdiu i PSD-së vozitë veturë në vlerë 15 mijë euro.

Shumica prej këtyre deputetëve gjithashtu posedojnë edhe shuma të majme parash nëpër banka, dhe pasuri të paluajtshme në vlerë mijëra euro.

Aurela Hoxha
S