Digjet shtëpia afër ish-tregut në Preshevë, nuk ka të lënduar
15:01 | 19 Qershor 2016
Një shtëpi në rrugën Sava Kovaqeviç është kapluar nga flakët rreth orës 00:40, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit. Pas kaplimit nga flakët janë njoftuar zjarrëfikësit dhe policia. Pas intervenimit nga zjarrëfikësit zjarri u shua tërësisht. Nuk raportohet të ketë të lënduar.

Kristin Prengaj