Dieta vegane është e mundur në nivelin individual, por jo edhe në atë global

0

Sipas një studimi të publikuar nga Akademia Amerikane e Shkencave, sikur të gjithë njerëzit ta aplikonin dietën vegane, shumë prej tyre do të vuanin nga mungesa e materieve ushqyese.

Studiuesit arritën në përfundimin se ushqimi vegan mund të jetë i qëndrueshëm në nivel individual, por se do të ishte i vështirë të mbahej në nivel global, transmeton Koha.net.

Hulumtuesit deshën të zbulonin se çfarë do të ndodhte nëse të gjithë në SHBA do të kalonin në një dietë vegane, dhe doli se, sikur kafshët të mos ekzistonin në planet, sasia e ushqimit në dispozicion për njerëzit do të rritej me 23 për qind, për shkak se drithërat që tani i hanë kafshët do të konsumoheshin nga njerëzit.

Kjo do të çonte në një rritje të rezervave të disa lëndëve të rëndësishme ushqyese, duke përfshirë karbohidratet, bakrin, magnezin dhe cistinën. Megjithatë, rezervat e disa lëndëve të rëndësishme ushqyese që i marrim nga produktet e mishit do të zvogëloheshin, dhe këtu përfshihen kalciumi, vitamina A dhe D, B12 dhe disa acide yndyrore.

“Është shumë e thjeshtë, ekzistojnë nevoja për ushqyes të cilat nuk mund t’i plotësojmë vetëm duke konsumuar bimë”, tha një nga autorët e studimit, Mary Beth Hall.

Në studim theksohet se do të ishte e mundur të përmbusheshin nevojat për materie ushqyese edhe me dieta me bazë bimore në nivel individual, por kjo do të ishte sfidë të arrihej në nivel kombëtar ose global. Hulumtuesit kanë konfirmuar gjithashtu se shumë amerikanë duhet të hanë më shumë fruta dhe perime dhe se ushqimet bimore janë të lidhura me shumë përfitime shëndetësore.

Ata arritën në përfundimin se dieta vegane duhet të shqyrtohet me kujdes për t’ia siguruar organizmit ushqyesit thelbësorë dhe që personat të cilët nuk do të përfshinin në dietë bimë të ndryshme të mos bëhen të kequshqyer.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »