Diellza Kolgeci, ”Akoma nuk e kam arritur suksesin më të madh”

0

E fokusuar në tri drejtime në muzikë, dizajn dhe modelizëm, duket se që të trija i bën mirë por suksesin e madh akoma nuk e ka arritur.

djellza

Ishte pjesë edhe e garës së kërcimit në Tiranë por u largua pas një incidenti të vogël. Megjithatë ajo njihet si një nga misset më të bukura kosovare.

A mendoni se jeni missi më i mirë shqiptarë?

Koha e misit ka kaluar, është koha që të kujtohem për dicka tjetër por është mirë që nuk harohem se kam qenë miss.

Cka nuk ke përmendur në intervista?

Me siguri gjëra që nuk kanë pasur rëndësi, nuk e di se kam dhënë aq shumë intervista.

Kë nga fytyrat publike do e bëje kryeministër?

Ndoshta Eliza Hoxhën se më pëlqen si flet dhe oratoria e saj.

Suksesi më i madh për juve?

Mendoj që akoma nuk e kam arritur se vazhdoj të jetoj akoma dhe pres më shumë nga vetja, deri tash i konsideroj si obligim ndaj vetes.

Tri udhëtimet më të mira?

Kam bërë shumë por që do vecoja Egjiptin, më pëlqen Roma dhe Parisi, Nju Jorkun e vizitoj shpesh…

Kush nga personazhet e njohur të ka inat?

Inatin nuk e di kush më ka para fytyrës zakonisht më duan, por inatin nuk e di nuk besoj që dikush më ka inatë.

Cka të kujton filmi Dashuria e bjeshkëve të nemuna?

Më kujton aktorin Faruk Begolli dhe vendin se jam dashuruar tek vendi, kujtimi më shumë për aktorin.

Lajmi më bombastik për ju?

Edhe i fundit që më ka bërë nervoz që ka brengoz familjen time ka qenë një lajm i remë se unë kam bërë aksident me makinë, ka qenë e tmershme se familja ime ka pasur shumë panikë.

Cilat janë planet tua?

Për momentin po pushoj por kam disa projekte në mendje por nuk dua të shpalos të paktën ta di se janë përfunduar projektet sepse më pas nuk ndodhin!/Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com