Diaspora, peticion kundër polisës për mërgimtarët
10:02 | 16 Qershor 2015

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka lansuar një peticion për të kundërshtuar polisën e sigurimit të automjeteve për mërgimtarët. - mergimtaret-587x360   “Peticion është lansuar kundër vendimit të marrë nga Byroja Kosovare e sigurimeve për mos uljen e tarifës së sigurimit kufitarë për bashkatdhetarët nga Diaspora dhe politikes neglizhuese të Qeverisë së Kosoves në lidhje më ketë problematik”, thuhet në njoftim të Kuvendit te Shqiptarëve të Zvicrës. “Pra, do vazhdojë pagesa e plotë për mërgimtarët. Do të thotë së paku 14 milionë euro në vit”, thuhet në njoftim, raporton albinfo.ch. Më tej, Kuvendi ka radhitur ankesat rreth kësaj çështjeje: MJAFTË MË kanë paguar mërgimtarët! MJAFTË MË është detyruar diaspora në mënyrë të padrejtë dhe diskriminuese të paguajë ketë polisë të sigurimeve të automjeteve! MJAFTË MË kompanive të sigurimeve dhe Byrosë së Sigurimeve për shfrytëzimin e diasporës, pa asnjë kompensim! MJAFTË MË Qeverisë, Parlamentit, Komisionit për Buxhet dhe Bankës Qendrore të Kosovës, që nga kjo pagesë e padrejtë luajnë me ndjenjat e mërgimtarëve! MJAFTË MË shfrytëzimit të diasporës! MJAFTË MË që Diaspora ta ndjejë vetën në Kosovë, si në vend të huaj! “Nëse e përkrahni këtë peticion, nënshkruani, shpërndani! Sa më shumë që e nënshkruajmë, aq më shumë do të ketë peshë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës. peticion-16.06.15
Françeska Jaçe