Di Maria konfirmon: Jam i lumtur që i bashkohem PSG-së

0

Angel Di Maria ka konfirmuar se koha e tij te Manchester Unitedi është drejt fundit, duke deklaruar se është shumë i lumtur që po i bashkohet Paris Saint-Germainit.

di-maria-konfirmon-jam-i-lumtur-q-euml-i-bashkohem-psg-s-euml_hd

Argjentinasi kreu testet mjekësore sot gjatë ditës në Katar dhe tani pritet zyrtarizimi i marrëveshjes nga klubet.

Pavarësisht se ishte transferimi më i shtrenjtë në Old Trafford, Di Maria nuk u nda i kënaqur me sezonin e parë në Angli dhe tani synon që me klubin e ri të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur që po i bashkohem Paris Saint-Germainit”, ka thënë ai për “beIN Sports”, transmeton koha.net.

“Ajo çfarë di për PSG-në është se ata kanë skuadër që kanë fituar të gjithë titujt sezonin e kaluar në Francë. Janë shumë të rëndësishëm. E di se ata duan të kalojnë më tutje në Ligën e Kampionëve. Do të jap gjithçka nga vetja për t’i ndihmuar skuadrës. Do të provojmë të arrijmë sa më lartë në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar lojtari.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com