Dhuratat e Bajramit

0

Shoqata Kulturore “DITURIA” me qëllim që të jetë sa më pranë fëmijëve dhe qytetarëve në ditën e festës së Fitër Bajramit ka realizuar aktivitetin tradicional çokollatat e Bajramit në Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.

DSC_0121

Aktiviteti u realizua nga aktivistët tanë që janë nxënës të shkollës së mesme Gjimnazi “SKENDERBEU” në Preshevë. Shoqata Kulturore “DITURIA” falënderon nxënësit e Gjimnazit “SKENDERBU” për kontribut e dhënë gjatë ditës së Fitër Bajramit.  Në Preshevë u shpërndanë 1200 kartolina të bashkangjitur me një çokollatë me mesazhin: Uro festën, shkëmbe vizita, jep dhurata dhe fal dashuri. Dhuratat iu shpërndanë kalimtarëve të rastit dhe nëpër kafene. Për dallim nga vitit i kaluar në këtë vit dhurata e shpërndanë edhe me dy biçikleta. Gjithashtu edhe në Komunën e Bujanocit u shpërndanë  1000 kartolina po me të njëjtin mesazh. Shoqata Kulturore “DITURIA” edhe njëherë ua uron festën e Fitër Bajramit, duke u dëshiruar çdo të mirë ne këtë festë dhe në jetë. Njofton shërbimi për informim pranë Shoqatës K. “DITURIA”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com