Dhurata Dora është bërë e bukur sa më s’ka, shndritë në imazhin e fundit

0

Është një prej këngëtareve shqiptare që nuk ekspozohet shumë, por kur e bënë, e bënë me stil, shkruan GazetaBlic.

E tash, ajo e cila shpesh herë është “thumbuar” me komente të shumta se ka bërë ndryshime drastike në fytyrë, Dhurata Dora ka treguar se është një vajzë që e do çdokush.

Ajo pak orë më parë në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një imazh ku u pa e veshur me fustan të zi me material lëkure përderisa në pjesën e sipërme mbante veshur një palë reçipeta të hirta nga marka “Calvin Klein” dhe një këmishë të bardhë që i rrëshqiste prapa krahëve.
Dora i kishte lëshuar flokët e saja të lakuara e me ngjyrë të zezë në pjesën e përparme duke bërë kështu të merrnin një volum të konsiderueshëm çka bënte që asaj t’i vihej në pah konstrukti i përkryer i fytyrës.

Në qafë mbante tre aksesorë të ndryshëm me ngjyrë të argjendtë duke marrë kështu një kombinim të shkëlqyer me reçipetat e hirta.Kujtojmë që këngëtaren e kemi parë para disa ditëve në një videosnap me Enca Haxhian, video kjo e cila ka ngritur dyshime të shumta se mos mes këtyre dy këngëtareve do të ketë ndonjë bashkëpunim të mundshëm.Kënga e fundit nga Dhurata Dora titullohet “Trëndafil” dhe ka tre muaj që është publikuar. Kjo këngë është bashkëpunim i këngëtares me Flori Mumajesin dhe deri më tash ka marrë 10.4 milionë shikime në YouTube.

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »