Dheu i Bardhe: Policia tek një serb gjen municion
10:14 | 19 Dhjetor 2015

Gjilan – Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” njësiti policor në hyrje të Republikës së Kosovës ka ndaluar për kontroll automjetin “Opel Kadet” me targa të përkohshme të RKS, që drejtohej nga i dyshuari mashkull serb.
Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar dy pako municion të pushkës se gjuetisë të kalibrit. 12/70 (20 copë) dhe katër copë të të njëjti kalibër në xhepin e tij. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës
 
Edlira Rukaj