Dhërmi: Kosovarit nga Amerika i vidhen 4100 dollarë dhe 4 pasaporta

0

Të njohur si turistët tradicionalë që nuk e “braktisin” kurrë bregdetin shqiptar, turistët nga Kosova por edhe nga diaspora janë “zhgënjyer” nga ajo që kanë gjetur këtë vit në bregdetin shqiptar.

dh-euml-rmi-kosovarit-nga-amerika-i-vidhen-4100-dollar-euml-dhe-4-pasaporta_hd

Një familje kosovare nga Prishtina me qëndrim në Amerikë nuk e ka kaluar fare mirë këtë sezon.

Familjes Sejdija në hotelin “Marko” të Dhërmisë në të cilin ata ishin duke qëndruar, dikush u ka vjedhur një shumë të madhe parash si dhe katër pasaporta amerikane.

Njëri nga anëtarët e kësaj familje Artan Sejdija ka treguar për Indeksonline se si ka ndodhur ngjarja.

“Jemi një familje dhe na kanë vjedhur afër 4100 dollarë dhe na mungojnë katër pasaporta amerikane. I kemi pas tri dhoma në hotel e njërën na kanë ndërrua prej katit dytë na kanë qit në të parin e bash qaty na kanë vjedh”, ka treguar Artan Sejdija.

Ai beson se hajnat kanë hyrë në dhomë nga ballkoni. Artani më pas ka treguar se e kanë paraqitur rastin në polici dhe se ata janë duke u e hetuar.

“E kemi paraqitur rastin në polici, dhe policia na ka thënë se edhe më parë në të njëjtën dhomë ka ndodhur një vjedhje”, ka theksuar Sejdija.

Gjatë kësaj sezone verore ka pasur ankesa të mëdha nga qytetarët e Kosovës të cilët kanë vizituar rivierën shqiptare, për shkak të çmimeve të larta, pastaj papastërtisë, e edhe vjedhjeve të cilat kanë qenë më të shpeshtuara kësaj vere.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com