Deti i pastër në Durrës-Golem (VIDEO)

0

Për herë të parë, analizat e këtij viti për vijën bregdetare të Durrës- Golem tregojnë se uji është i pastër.

1_370688540

Specialistja e Shëndetit Publik në Shqipëri Valbona Bara theksoi se për herë të parë, analizat e këtij viti për vijën bregdetare të Durrës- Golem tregojnë se uji është i pastër.

Situata është me e përmirësuar në krahësim me vitet e tjera. Ne kemi kryer vlerësimin dhe kemi shkuar në terren për të vlerësuar cilësinë e ujrave bregdetare të larjes. Kemi një përmirësim në plazhin e Durrësit dhe të Kavajës në Golem. Shkarkimet urbane janë future në sistem kanalizimesh. Në rast të konstatimit të ndotjes nga ekspertë të ISHP e higjenës informohen UK, dhe agjencitë mjedisore për të marrë masa për të ndërhyrë”, theksoi Bara.

Sipas saj, ndotja në ujin e pijshëm është shkak i një sërë infeksionesh tek njeriu dhe po të njëjtat dëme në lëkurë e shëndet sjell dhe një plazh i ndotur.

Vitet e kaluara nga përpunimi i rezultateve të analizave të kryera në plazhin e Durrësit, rezultonte si plazhi më i ndotur. Në palet e bregdetit të Durrës në det hidheshin urjat e zeza dhe mbeturina të ndryshme, që ndotnin edhe ujin , por edhe ajrin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com