Detaje të reja nga Policia rreth djegies së autobusit të linjës Gjilan-Prishtinë
15:58 | 12 Qershor 2018

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur më përfshirjen e një autobus nga zjarri.

Autobusi i linjës Gjilan-Prishtinë është përfshirë nga zjarri sot në orën 9:00, në fshatin Slivovë.

Sipas njoftimit në këtë aksident nuk ka të lënduar, ndërsa që autobusi është djegur tërësisht.

“Zjarri është lokalizuar, nuk ka asnjë person të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, autobusi është djegur tërësisht”, thuhet në njoftim.

Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Edlira Rukaj