Dështon zgjedhja e kryetarit të ri të Medvegjës

0

Medvegjë 12 janar – Sot është mbajtur seanca e 24-të me radhë e Kuvendit Komunal të Medvegjës. Me rend të ditës për këtë seancë është paraparë që ndër të tjera, të zgjedhen: kryetari i komunës, zëvendëskryetari dhe anëtarët e Këshillit komunal.

medvedja_medvegjPër kryetar të komunës nga mazhoranca është propozuar kryetarja e deritanishme e Kuvendit Komunal të Medvegjës, Natasha Filliq. Për të pasur të drejtë kandidimi në këtë post ajo paraprakisht dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit. Në postin e kryetarit të Kuvendit, me shumicë votash u zgjodh Goran Ivanoviq.

Pas një pauze dhe votimit të fshehtë të zhvilluar për kryetar të komunës, kandidatja Natasha Filliq ka fituar 17 vota pro dhe 18 kundër. Për zëvendëskryetar ishte propozuar zëvendësi i deritanishëm i komunës, njëherit ushtruesi i detyrës së kryetarit, Florim Sahiti i cili në votim fitoi 20 vota pro dhe 15 kundër. Gjithashtu, rezultati i votimeve ishte i njëjtë: 20 pro dhe 15 kundër edhe për anëtarët e Këshillit komunal.

Komisoni i formuar për monitorimin e procedurës së votimit dhe numërimin e votave, pas publikimit të rezultateve të votimeve konstatoi se kandidatja e propozuar për kryetare nuk ka siguruar numrin e mjaftueshëm të votave.

“Pasiqë kandidatja për kryetare nuk ka kaluar, nuk kalon as kandidati për zëvendës dhe anëtarët e Këshillit komunal”, tha kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit Komunal, Goran Ivanoviq duke dhënë pauzë 20 minutëshe për konsultime.

Pas kthimit nga pauza dhe vazhdimi i punës së seancës, kryetari i Kuvendit njoftoi deputetët se grupet e këshilltarëve nga radhët e grupit të qytetarëve “Jabllanica e Epërme” dhe Partia për Veprim Demokratik kanë pasur vërejtje rreth procedurës së votimit dhe rezultateve për çka opozita reagoi me mospranim të këtyre pohimeve e që pastaj rezultoi me grindje ndërmjet deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Pas ndërprerjes së seancës e cila është transmetuar drejtpërdrejt nga Radio Medvegja, para godinës së Kuvendit Komunal janë verejtur masa të shtuara të policisë. (mepress.info)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com