Dështon totalisht autobusi kinez i cili lëvizë mbi makina (Foto)

0

Në muajin gusht të këtij viti, kinezët prezantuan dhe testuan në rrugët e Qinhauangado, autobusin i cili lëvizë mbi makina ‘Transit Elevated Bus’ .

Kjo ide inovative e kinezëve bëri bujë të madhe në të gjitha mediat, si diçka fantastike që nuk është parë ndonjëherë. Pas një arritje të tillë njerëzit kan pritur me padurim që do të vihet në përdorim sa më shpejt, por për fat të keq kjo nuk është ajo që po ndodhë shkruan Indeksonline.

Projekti u kritikua ashpër nga mediat shtetërore kineze, ndërsa investitorët filluan të tërhiqen nga projekti. Projekti nuk rezultoi të jetë i suksesshëm pasiqë kishte dyshime serioze në lidhje se si do mund të integrohej me kujdes në rrugët shpesh kaotike të kinës.

Autobusi poashtu u kritikua që hapësira prej 82-inç e autobusit nuk lejon lëvizjen e kamionëve, gomat e autobusit u kritikuan që ngjasojnë me sistemin lëvizës të trenit, duke shkaktuar një zhurmë gjatë lëvizjes.

Tanimë veq duket që ka dështuar kompletisht ky prototip i autobusit nga investitorët kinez, me autobusin i cili ka ngecur në të njejtin vend i mbuluar nga pluhuri duke mbetur i palëvizshëm dhe jo-funksional.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com