Dështon seanca e V-të, Presheva në zgjedhje të parakohëshme lokale
14:19 | 24 Gusht 2017

Seanca e V-të e Kuvendit Komunal Preshevë ka dështuar për të katërten herë me rradhë, në mungesë të kourumit. 24 Gushti ishte afati i fundit i konvokimit të seancës, prandaj ministria e administrimit lokal shpërndan Kuvendin dhe organet ekzekutive të Komunes së Preshevës. Sipas rregullores dhe ligjit, organet përkatëse qendrore brenda afatit dy mujorë bëjnë të ditur ditën e mbajtes së zgjedhjeve të parakoheshme lokale në Komunen e Presheves, shkruan Presheva.com. Koalicioni qeverisës PVD, UDSH, BDL dhe Grupi i ndarë nga PDSH të kryesuar nga Ardita Sinani (PVD) ishte i formuar me 10 mars të këtij viti, pasi PVD kishte larguar partnerin qeverisës APN nga pushteti.
Françeska Jaçe