Deri në fund të vitit dy shtrenjtime të rrymës

0

Qytetarëve të sërbisë faturat për rrymën elektrike deri në fund të vitit do t’iu shtrenjtohen për dy herë, edhe ate në muajin qershorë për 200 dinarë dhe në nëntorë edhe për 300 dinarë. Rryma do të shtrenjtohet përshkak të akcizës deri në shtatë përqind në faturën e muajit maj dhe shtatë e gjysmë përqind në muajin tetor, kështu ka mësuar gazeta Beogradase “Bllic”.

struja-e1416656938315 

Nga burimet e gazetës se kjo është zgjidhja për të cilin kryeministri Aleksandar Vuçiq po bënë përpjekje që në bisedime direkte me shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar Zuzana Murgasova, kurse argumenti për atë propozim është fakti që të ardhurat buxhetore janë më të mira se sa që ishin planifikuar. Kryeministri mendon që suficidi prej 6,5 miliardë dinarë dhe për këtë nga FMN-ja kërkon këtë konçension, sepse konsiderohet se nëse rritja e energjisë elektrike prej 15% do të ishte, ateher do kishte goditje të madhe në buxhetin e qytetarëve të Serbisë. shtrohet pyetje se si do të zgjidhet ky rast pasi fondi monetary ndërkombëtar është duke bërë presion se akcizat të aplikohen sa më shpejt. Sipas të gjitha gjasave energjia elektrike do të shtrenjtohet në muajin nëntor, derisa akcizat do të jenë të dukshme në llogarinë e qytetarëve në qershor. ajo që është më e mundshme është që Fondi Monetar përshkak të shtyerjes së shtrenjtimit të energjisë do të pranojë që akcizat të jenë 0,5 dinarë për një kilovat të shpenzuar ose do të kërkojnë që kjo shumë të rritet. Ne kemi dorëzuar planin e konsolidimit financiar, dhe presim që Qeveria ta miratoj. Çmimin e cakton agjensia e ne nuk kemi paraqiturë kërkesën për shtrenjtim. Sa i përket akcizave për aplikimin e saj vendos shteti e jo Elektro ekonomia e Serbisë i kanë thënë gazetës “blic” në këtë kompani./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com