Deputetja italiane: Mbytini emigrantët, siç bëmë me shqiptarët

0

Deputetja e “Forza Italia”, Daniela Santanche ka shokuar opinion me një deklaratë raciste, duke kërkuar që t’i përmbytin anijet me emigrant, siç kanë bërë me shqiptarët

Një ditë pas tragjedisë në Mesdhe, deputetja e partisë “Forza Italia”, Daniela Santanche ka shokuar opinion me një deklaratë raciste, duke kërkuar nga autoritet italiane që t’i përmbytin anijet me emigrant, siç kanë bërë, siç tha ajo, me shqiptarët në Gjirin e Otrantos në vitin 1997.

Deputetja Santanche që njëkohësisht është krahu i djathë i Silvio Berluskonit, ka deklaruar mëngjesin e sotëm për televizionin SKY TG24 se Italia duhet të fillojë të aplikojë një strategji vetëmbrojtëse, duke bërë të mundur mbytjen e gomoneve me emigrantë duke mos lejuar nisjen e tyre nga bregu, ashtu siç bëri me shqiptarët!, raporton albeu.

Deklarata e saj  vjen vetëm një ditë pasi në Detin Mesdhe u fundos një anije me rreth 950 anëtarë në bord, ndërsa dyshohet se më shumë se 900 veta kanë humbur jetën.

Kjo deputete rikujton tragjedinë që ka ndodhur në vitin 1997, kur në Gjirin e Otrantos, nga anija luftarake italiane “Sibilla” u fundos anija shqiptare me 100 emigantë. Të gjithë humbën jetën.  Ajo gjithashtu deklaroi se nuk ka zgjidhje të tjera, më mirë një akt lufte, se sa një luftë e humbur.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com