Deputetja e PDK’së: Materniteti të jetë më i kompletuar dhe të ofroj trajtim edhe per rastet e komplikuara

0

Deputetja e PDK’së Blerta Deliu Kodra gjatë seancës së sotme parlamentare ka sqaruar se do të merret me rifunksionimin e maternitetit në Luginë të Preshevës.

Materniteti1
“Çështja të cilën do ta ngris sot është rifunksionalizimi i maternitetit në Luginë, meqë ky shqetësim është ngritur në këtë parlament në një takim të përbashkët të Gruas Mbarëshqiptare!”, ka shruar Deliu në Facebook.

Ky është postimi i plotë i saj:

Mungesën e maternitetit për 26 vite më radhë askush nuk e ka vuajtur më shumë se gratë shqiptare të cilat kanë qenë të detyruara që fëmijët e tyre t’i lindin qoftë në ndonjë qytet të Kosovës qoftë në Vrajë të Serbisë, në një largësi mbi 40 km.

Pas kaq viteve të diskriminimit të shqiptarëve të Luginës, të cilëve me format më jodemokratike u janë mohuar të drejtat e tyre, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të maternitetit por edhe në këtë rast ai u deklarua kundër simboleve shqiptare dhe identitetit shqiptar.

Materniteti është ndihmuar nga Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë dhe para pak ditësh është kryer lindja e parë.
Prandaj, mbetet shqetesues fakti dhe brenga e shprehur nga gratë e Preshevës që ky maternitet të jetë shumë më kompletuar dhe të ofroj trajtim edhe per rastet e komplikuara për të cilat nënat shqiptare atje, do të detyrohen që përsëri të marrin rrugën e Kosovës, ose qyteteve tjera me te largëta andej, në Serbi.

Kryeministri serb Vuçic duhet të distancohet nga deklaratat e fryra politike, dhe të shtojë përkujdesjen qeveritare për shërbimet publike në shëndetësi, arsim në viset ku jetojnë shqiptarët.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com