Deputeti nga radhët e SNS kërkohet nga Interpoli për krime në Kosovë (Foto)

0

Anëtari i kryesisë së partisë së presidentit serb, Tomislav Nikoliq, (SNS) dhe deputeti në parlamentin serb, Momir Stojanoviq, pohoi se është futur në listën e personave më të kërkuar nga Interpoli, ndërsa shpreson se për këtë do të reagojë qeveria serbe.

auto_45h1424884026“Shpresoj se qeveria ime do të reagojë kundër këtij arrestimi, sepse kjo ka si qëllim kryesor frikësimin e serbëve në Kosovë dhe grabitjen e pasurive të tyre”, tha Stojanoviq, i cili është kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Serbi, shkruajnë mediat beogradase, transmeton Telegrafi.

Stojanoviq shpjegoi se ky vendim ka të bëjë me vendimin e OKB-së që të krijojë një gjykatë për krimet e UÇK-së në Kosovë dhe se Gjykata Themelore në Gjakovë, ku ai ka lindur, paraqiti një akuzë penale kundër 17 serbëve, e në mesin e tyre gjendet edhe emri i tij.

Ai është i bindur se do të ketë edhe shumë akuza të tilla kundër serbëve, pasi siç thotë ai, në këtë mënyrë do të përpiqet që të balancohet numri i kriminelëve në të dy anët para Gjykatës Speciale.

Stojanoviq shpjegoi se nga viti 1993 deri më 1996, ai ishte zëvendës shef i sigurisë së Korpusit të Prishtinës, ndërsa në vitin 1999 u emërua e edhe shef i saj.

Interpoli ka lëshuar një urdhër arrest për Stojanoviq për krime kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë.

Image

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com