Dënohet me burg të përjetshëm autori i vrasjes së turistëve çekë

0

Gjykata e Shkodrës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj. Më herët autori kishte kërkuar mëshirë, duke rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes tronditëse.

terroristi

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 korrik të këtij viti në Dukagjin, ku Michal Svatos dhe Anna Kosinova u gjetën të vrarë në automjetin e tyre. Pas hetimeve policia zbuloi menjëherë autorin e krimit, Sokol Mjacaj, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte lënë qelinë.

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Mjacajt për gjykim të shkurtuar. Ai ka rrëfyer se nuk ka dashur të vrasë turistët, por vetëm tu merrte atyre makinën.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »