Dënimi për Messin, 21 muaj burg?! (Video)

0

Messi 

Një gjykatë në Barcelonë e ka dënuar Lionel Messin dhe babanë e tij me 21 muaj burg për shkak të mashtrimeve me tatime – bën të ditur La Vanguardia.

Mirëpo nuk besohet se ata do të shkojnë në burg, por pritet të gjejnë një zgjidhje që ta paguajnë me gjobë këtë dënim.

Superylli argjentinas dhe babai i tij, Jorge Horacio Messi, akuzohen për shmangie taksash prej 4.1 milionë eurosh gjatë viteve 2007, 2008 dhe 2009.

Gjatë paraqitjes në gjykatë, Messi kishte deklaruar se nuk kishte asnjë informacion se çfarë po nënshkruante dhe se si menaxhoheshin paratë e tij.

spe njof

Akuza ndaj tij është bërë për mashtrime duke përfshirë të drejtat imazhit dhe përfitimet në një çështje multi-milionëshe.

“Nuk kam ditur asgjë”, kishte thënë lojtari duke shtuar se ishte fokusuar vetëm te futbolli. “I kam nënshkruar (kontratat), sepse i besoj babait tim dhe asnjëherë nuk më ka shkruar ndërmend se ai mund të më mashtrojë”, ka thënë Messi.

Futbollisti e kishte paguar vullnetarisht shumën e tatimeve në vitin e kaluar, mirëpo ka dështuar t’i ikë procesit gjyqësor kundër tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com