Demolohet instalimi i rrymës në parkun e Tërnocit
16:17 | 16 Tetor 2018
Persona të pa ndërgjegjshëm gjatë mbrëmjes kanë shkatërruar instalimin e rrjetit elektrik për ndriçim në parkun e fshatit Tërnoc ku dhe po zhvillohen punimet.

Në edicionin informativ  të televizionit Spektri  të mbrëmjes së kaluar është transmetuar një kronikë lidhur me zhvillimin e punimeve në këtë park.

Në kronikë  është parë  ecuria e punimeve drejt finalizimit të tyre, me çrast qytetarët e këtij fshati  janë shprehur të kënaqur për rregullimin e parkut.  Por siç duket dikujt po i pengon një gjë e tillë.

Mbrëmë disa persona të pandërgjegjshëm kanë demoluar instalimin e rrymës elektrike, këtë gjest jo njerëzor e kanë denuar përfaqësuesit e komunës së Bujanocit të cilët janë edhe donator të projektit.

“Dje dhamë një deklaratë për një parkë I cili nga një deponi e egër po shëndrrohet në një park për fshatin Tërnoc, kurse sot në mëngjes nga punëkryesi kemi marr lajmin se janë prerë gjitha kabllot sa I përket ndriçimit public dhe kjo është një gjes I njerëzve të pa ndërgjegjshëm” është shprehur Enver Ramadani  kryeshef për investime dhe zhvillim në Bujanoc.

Nga ana tjetër edhe qytetarët e Tërnocit janë shprehur të revoltuar për rastin në fjalë.

Rasti në fjalë është paraqitur edhe tek organet e rendit dhe mbetet të shihet se kujt po i pengon parku pasi të kryhen hetimet rreth demolimit të parkut në Tërnoc.

Alesia Bami