Demiraj: Dy spiunë brenda grupit të shqiptarëve në Maqedoni

0

Dy persona që kanë qenë pjesë e grupit të shqiptarëve që luftuan me ushtrinë maqedonase në Kumanovë dhe që tashmë çuditërisht u janë “arratisur” forcave speciale, kanë qenë spiunët brenda grupit të luftëtarëve.

Ushtari

Ish-ushtaraku Dritan Demiraj, komandat i pesw misioneve në Afganistan dhe i dekoruar nga Bujar Nishani dhe ai amerikan, Barack Obama, tregon në një intervistë disa detaje të këtij sulmi, ku njëri nga të njohurit e tij mbeti i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë. Ja intervista e plotë për gazetën “Shqiptarja” në Tiranë.

Sipas jush kush është përgjegjësi i asaj që ndodhi në Kumanovë?

Nëse interesoheni për mendimin tim, po jua them se është përgjegjës kryeministri Gruevski, ish-ministria e Brendshme Jankullovska, shërbimi sekret Maqedonas, dhe pa dyshim përgjegjës janë dhe faktori politik shqiptar, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të cilët po bëjnë një bashkëqeverisje në lidhje me të drejtat e njeriut dhe më konkretisht të Shqiptarëve.Më vjen çudi që nuk reagon fort Ali Ahmeti i cili ka një begraunt si ish-komandant lufte,dhe pjesën më të madhe të atyre që u vetëdorëzuan, i njeh.

Ju tashmë jeni një ushtarak i vjetër dhe pjesëmarës në 5 misione të rëndëdësishme jashtë shtetit. A njihnit ndonjërin prej të vetëdorëzuarve apo personave që mbetën të vrarë gjatë betejës?

Të qenit për shume vite në ushtrinë shqiptare, nuk më ka rënë rasti ti takoj pjesëmarrësit në këtë sulm. Unë njihja vetëm dy nga protagonistët në këtë betejë dhe këtë njohje e kam pasur në një aktivitet sportiv, pasi unw dhe ata jemi marrë me sport dhe jemi takuar në Kosovë. Nuk është mirë t’i përmend me emra pasi njëri është vrarë dhe tjetri është i plagosur. Kam përshtypjen se djemtë e vetëdorëzuar po masakrohen, duke i lënë pa bukë, pa ujë nga ana e policisë.

Si e shikoni ndërhyrjen me tanke, autoblinda dhe helikopterë të Forcave Speciale dhe Ushtrisë në një zonë tepër të populluar. Nevojitet vërtet i gjithë ky mobilizim?

Ka pas një numër shumë të konsiderueshëm forcash, repartesh speciale dhe njësi të motorizuara dhe të blinduara, plus një njësi helikopterësh dhe shumë agjentë të shërbimeve sekrete Maqedonase. Përdorimi i këtyre forcave dhe grumbullimi shumë shpejt i tyre në Kumanovë, në lagjen e “Trimave”, tregon se sulmi ka qenë i parapërgatitur më herët dhe i mirëmenduar. Përdorimi i topave dhe armëve të kalibrave të mëdha ka sjellë dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm,transmeton ina.

Policia dhe ushtria maqedonase është nisur për ti vrarë dhe jo për ti arrestuar?

Pa dyshim që ka shkuar për ti vrarë. Dhe këtë gjë e tregon mobilizimi shumë i shpejtë. Maqedonasit kanë pasur spiunin brenda grupit të shqiptarëve dhe këtë gjë e tregon “arratisja” e dy të arrestuarve, të cilët u ikën policëve sapo treguan armët në mal të grupit.

U tregua trimëri apo tradhti në betejën e Kumanovës?

Të dyja bashkë. Djemtë luftuan me trimëri, ndërsa në krah kishin dhe tradhtarë. Por forca dhe fuqia e shqiptarit vazhdon të jetë e ndezur. Vlerësimi i Jankullovkës se mund ti zhdukë shqiptarët për një orë është jo profesionale dhe fshatareske. I kujtoj kësaj ish-ministre se lufta guerile ka gwrryer superfuqi ushtarake dhe jo më Maqedoninë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com