DEMAGOGJIA E PLATINISË: TOLERANCË ZERO NDAJ RACIZMIT!

0

“Vrite, there që shqiptari të mos ekzistojë”. Ishin këto klithmat që u dëgjuan gjatë gjithë kohës në stadiumin e Partizani të Beogradit, para dhe gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

20141106125345921620

Është pak t’i quash thjesht kore raciste pasi shkojnë deri në thirrje për gjenocid. Një akt i shëmtuar në sytë e mbarë botës së qytetëruar, por që nuk u dëgjua nga UEFA dhe Michel Platini, me racizmin që as nuk u përmend në vendimin e Komisionit të Disiplinës për ngjarjet e takimit të 14 tetorit.

Një vendim që kompromentoi rëndë fushatën e UEFA-s kundër racizmit në dritën e të cilit sllogani: “Thuaji jo racizmit”, ngjason me një dogmë, pasi me këtë vendim në fakt UEFA i tha po racizmit në sytë e mbarë botës. Megjithatë Michel Platini si një politikan i vërtetë, me sa duket demagogjinë nuk e ka aspak problem. Në vizitën e tij në qendrën stërvitore të Federatës Angleze të Futbollit në Saint George Park, Platini ju tregua edhe statuja që nderon futbollistin e parë profesionist me ngjyrë, Arthur Wharton dhe si një politikan i vërtetë ai nxitoi të bëjë sërish demagogji për të rikuperuar pikë aty ku i ka humbur më shumë në luftën kundër racizmit me deklaratën:

“Ne punojmë jo vetëm kundër çdo lloj forme racizmi, por gjithashtu edhe për paragjykimet kundër njerëzve me paaftësi fizike apo homofobisë. Ne kemi zero tolerancë ndaj të gjitha këtyre. Ne po përpiqemi të ndihmojmë njerëzimin dhe qytetërimin, të kemi një jetë më të mirë. Ne na duhet t’i mbajmë jashtë futbollit të gjithë këta njerëz budallenj që nuk po punojnë për një bashkëpunim të mirë”, ka theksuar Platini.

Deri para pak kohësh kjo do të kishte qenë një deklaratë për t’u përshëndetur, por në dritën e vendimit të fundit të disiplinorit të UEFA-s, nuk duket aspak e tillë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com