Delegacioni nga Lugina e Preshevës zhvillon takime të rëndësishme në Washington DC
09:54 | 15 Maj 2019

Një delegacion nga Lugina e Preshevës, i përbërë nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, nënkryetarja Ardita Sinani dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Washingron DC, me ç’rast kanë zhvilluar takime me kongresmenë amerikan dhe përfaqësues të Ligës shqiptaro-amerikane.

“Gjatë vizitës në Washington DC, bashkë me n/kryetaren e PVD- sē Ardita Sinani dhe kryetarin e PDSh-së Ragmi Mustafa, veç takimeve që patëm me përfësues të Ligës shaiptaro-amerikane, ne Kongresin e SHBA takum kongresmenë nga radhet e Demokratëve dhe Republikanëve me ç’ rast u takuam edhe me liderin e rebublikanëve, kkngresistin Kevin Mec Carty.

Ditët në vijim në pritje të takimeve të ndryshme që do të kemi në Shtëpinë e përfaqësuesve të SHBA” – ka shkruar kryetari Kamberi në profilin e tij në Facebook.

Vlenë të theksohet se delegacioni nga Lugina e Preshevës, ka takuar edhe kongresistin e njohur Xhozef Diogardin i cili ka qenë përkrahës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës.

Gjatë ditëve në vijim Kamberi, Sinani e Mustafa do të takojnë edhe përfaqësues të lartë në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Burimi(LuginaLajm)

Alesia Bami