Delawie ka një kërkesë për Kushtetuesen: Të zgjidhen gjyqtarë të kualifikuar dhe të ndershëm
15:59 | 14 Qershor 2018

Ambasadori amerikan në Kosovë, Gregory Delawie thotë se vendet e zbrazura në Gjykatën Kushtetuese duhet të plotësohen sa më shpejt me gjyqtarë të ri, apolitikë, të ndershëm dhe të kualifikuar.

Gjykata Kushtetuese ka mbetur pa kuorum, kësisoj nuk do të ketë mundësi të marrë vendime pa u zgjedhur gjyqtarë të ti.

Delwaie është i shqetësuar me gjendjen ekzistuese të kësaj Gjykatë. Thotë se duhet sa më shpejt të dalë prej kësaj situate vakante, shkruan Gazeta Express.

“Përderisa po feston 10 vjetorin e Kushtetutës, Kosova po përballë me zbrazësi në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi duhet të zgjedh kandidatë të ndershëm, të kualifikuar dhe apolitikë, të përfshijë gra në këtë gjykatë tejet të rëndësishme”, ka shkruar Delaëie në Twitter.

Edlira Rukaj