Del Piero: Kjo dua t’i ndodh Buffonit në ditën e pensionimit nga futbolli

0

Alessandro Del Piero ka komentuar mundësinë e pensionimit të Gianluigi Buffonit pas ndeshjes Juventus – Verona të shtunën në Serie A.

Ish kapiteni i “Bianconerëve” ka thënë se dëshiron që Buffon të tërhiqet dhe të përshëndetet nga i tërë stadiumi, ashtu siç i ndodhi atij në ndeshjen e fundit për ekipin nga Torino.

“Nëse ndodh këtë fundjavë, uroj që Gigi të përshëndetet nga i tërë stadiumi në këmbë, njësoj si unë”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

“Ky është një falënderim i madh dhe derisa po ecja rreth fushës i falënderoja ata që më kanë dashur dhe i kam dashur gjithmonë”, theksoi Del Piero. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »