Deklarate e Oborrit Mbreteror Shqiptar mbi situaten ne Kumanovë
10:01 | 10 Maj 2015

Familja Mbretërore Shqiptare po ndjek me shqetësim te madh situaten e fundit ne Kumanovë. Tensionet e përsitura demonstrojnë dështimin e faktorit politik në Maqedoni, për të krijuar një ambient të sigurtë dhe stabilitet, thuhet në reagimin e familjes mbretërore dërguar në adresën e BujanociNet. mbreti Diskrimimi i vazhdueshëm dhe racizmi janë ne mosperputhje te plote me Marreveshjen e Ohrit dhe cojnë në tension te mëtejshme dhe trazira nëse mbeten te pazgjidhura. Ndërhyrja ushtarake ndaj civilëve duhet të ndalojë menjëherë. Lutjet tona shkojnë për ato familje të cilat janë lënduar nga ky aksion ushtarak./BujanociNet/
Edlira Rukaj