‘Dekalogu Kuq e Zi’ do t’i largojë shqiptarët nga serialet turko-latine (Foto)

0

Platforma shqiptare Digitalb shumë shpejt do ta sjellë serialin më të ri komik ‘Dekalogu Kuq e Zi’.

Dekalogu

Lidhur me këtë projekt sonte në Sëiss Diamond u mbajt një konferencë për media ku folën protagonistët kryesor të këtij seriali, që prentendon t’i largojë shqiptarët nga serialet turko-latine.

Seriali do të jetë nën regji të Altin Bashës dhe skenar nga Stupcat & Florian Binaj.

“Dekalogu Kuq e Zi” është seriali i cili në qendër të tij janë 10 pamje të integrimit në të dy anët e kufirit shqiptar. Çdo seri është një histori me vete ku çdo shqiptar mund të gjeje pak nga eksperienca personale ne Shqipëri dhe Kosovë.

Tipare të përbashkëta te sjelljeve tona sociale vijnë ta parodizuara nga një grup aktoresh shumë të njohur të komedisë në Shqipëri dhe Kosovë.

Në role kryesore në këtë seria janë: Vedat Bajrami, Gazmend Paja, Osman Azemi, Florian Binaj, Mensur Sahatçiu dhe Besart Kallaku. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com