Definitive: Regjistrimin e shtrenjtë mbi 2000 kubikë të veturave po i vie fundi?

0

Pronarët e veturave që kanë mbi 2000 kubikë më në fund i pret gëzimi.

Veturat që posedojnë motor mbi 2000 kubikë më në fund nga fillimi i vitit i ardhshëm mund të paguajnë shumë më pak regjistrim se sa deri tani.

Kjo temë është aktuale me vite, por heqja e të ashtuquajturës “tatim në luks” është dashur të hyj në fuqi në fillim të këtij viti, siç kishte paralajmëruar ministri i financave Dushan Vujoviq, por për shkak se grupi punues për volumit të materialit dhe punës nuk kishte arritur të përfundoj, andaj e tërë procedura është shtyer për fillim të vitit 2018.

“Tatimi në luks” në Serbi është vendosur në vitin 2009 si përgjigje e krizës ekonomike në botë. Heqja e këtij tatimi për herë të parë ishte parashikuar në vitin 2011.

Me këtë ndryshim do të rritet edhe importimi i veturave me motorë më të mëdhenj, deri sa ishte apsurde psh që një veturë Audi A8 me 4000 kubikë të vjetër 10 deri 15 vjet, paguan regjistrim 2500 euro ndërsa nga ana tjetër vet vetura nuk kushton kaq.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com