De Biasi: T’ua nxijmë jetën serbëve

0

De Biasi: T’ua nxijmë jetën serbëve

Gianni De Biasi thotë se Kombëtarja shqiptare hyn me objektiva të qartë në duelin e nesërm me Serbinë.

Trajneri italian siguron se shqiptarët nuk kanë shkuar në Beograd me flamur të bardhë, duke insistuar se Kuqezinjtë do të mundohen të dalin të pamposhtur nga stadiumi i Partizanit.

“Ndeshja në Beograd do të jetë mjaft e vështirë dhe pres një atmosferë të zjarrtë. Nuk do të jetë e lehtë të luajmë në një atmosferë si kjo. Për shkak të asaj që ka ndodhur në të kaluarën, do të jetë mjaft ‘nxehtë’. Shpresoj që nesër njerëzit ta kuptojnë se sporti është mbi politikën dhe urrejtjen”, deklaroi trajneri italian, transmeton Zëri.

“Do të përballemi me ekipin më të mirë. Favoritë në grup janë ende Serbia, Danimarka e Portugalia, por ne nuk jemi më Hirushja, siç na kanë konsideruar në të kaluarën. Do të mundohemi t’ua ‘nxijmë’ jetën serbëve”, ka thënë trajneri italian.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com