De Biasi tregon pse zgjodhi Agollin para Mavrajt për kapiten të Kombëtares (Video)

0

Mërgim Mavraj thuhej se ka problem me Kombëtaren shqiptare, pasi priste të merrte shiritin e kapitenit pas largimit të Lorik Canës.

Por, një mendim të tillë nuk e ndan edhe Gianni de Biasi, i cili tha se Mavraj është pjesë e programit të tij dhe nuk ka asnjë problem.

Ai po ashtu tregoi pse Agolli mori shiritin e kapitenit e jo Mavraj.

“Është një budallallëk që ka dalë nga mediet. Mavraj është i përfshirë në programin tonë të kombëtares. Ai na vlerëson shumë, i pëlqen gjithashtu që të jetë kapiteni, por për hierarki moshe dhe numër ndeshjesh, Agolli ka më shumë eksperiencë. Kur Agolli ta lërë futbollin dhe nëse Mavraj do të sillet mirë, do të jetë kapiten”, tha Gianni De Biasi për Top Channel. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com