De Biasi sulmon Serbinë

0
De Biasi kritikon Serbinë

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka kritikuar ashpër Serbinë ndërsa lavdëroi futbollistët e tij për shpirtin luftarak që treguan në Beograd.

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi është shprehur i tmerruar nga dhuna që pa në Beograd në ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.Strategu italian ka sulmuar ashpër Serbinë, ndërsa lavdëroi shpirtin luftarak të futbollistëve të tij.

“Lojtarët kanë qenë të jashtëzakonshëm që përballuan të gjithë këtë presion, këtë tension që ekzistonte çdo moment, duke qenë luftëtar të pandalshëm”, deklaroi De Biasi.

“Kjo është gjëja më e tmerrshme që kam parë në jetën time, këta njerëz kanë vrarë futbollin, nuk e kuptoj sesi mund të ndodhin diçka e tillë në këtë epokë ku jetojmë. Katër lojtarë janë goditur në dhomat e zhveshjes, ka qenë e tmerrshme…”

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com