De Biasi përcakton formacionin për ndeshjen ndaj Maqedonisë

0

AL

Gianni De Biasi , trajneri i Shqipërisë, ka planifikuar që ndaj Maqedonis dpt luaj me sistemin 4-4-2

Kombëtarja shqiptare i ka mbyllur mbrëmë përgatitjet për ndeshjen me Maqedoninë me seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.

Trajneri Giani De Biasi ka vazhduar të mbajë të fshehur formacionin me të cilin do të përballet me maqedonasit, por duket se ai ka vendosur gjithsesi që të fillojë ndeshjen me sistemin 4-4-2, duke hedhur në fushë dy sulmues të mirëfilltë.

Në stërvitjen e fundit, trajneri zhvilloi një ndeshje brenda grupit ku përzjeu lojtarët. Por, tashmë është e qartë se ai ka zgjedhur që katërshja e mbrojtjes para portës së Berishës do të jetë e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Agolli.

Sa i përket mesfushës, Kukeli, i cili luan zakonisht para mbrojtjes, do të ulet në stolin e rezervave. Kurse, titullar do të jetë padyshim Abrashi, ndërsa partneri në qendër do ta ketë Memushajn ose Kaçes, me të parin që mbetet favorit për këtë rol.

Hyka duket se ka fituar balotazhin në krahun e majtë me Lenjanin, ndërsa parashikohet që Xhaka të eksperimentohet si mesfushor i djathtë në këtë duel, shkruan Panorama Sport.

Për dyshen e sulmit, të gjitha sinjalet të çojnë drejt asaj Sadiku-Çikalleshi, me Balajn që pritet të nisë takimin nga stoli i rezervave, i gatshëm për t’u hedhur në fushën e lojës nëse do të jetë e nevojshme.

De Biazi nuk ua ka komunikuar lojtarëve formacionin titullar, pasi do ta bëjë një gjë të tillë gjatë mbledhjes së nesërme me ekipin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com