De Biasi: Nuk shkojmë në Francë për pushime

0

ldquo-de-biasi-do-t-euml-largohet-ka-3-alternativa-t-euml-mira-rdquo_hd

Gianni de Biasi ka paralajmëruar kundërshtarët duke thënë se skuadra e tij nuk po shkon në Francë për pushime.

Shqipëria e nis Kampionatin Evropian me ndeshjen ndaj Zvicrës me 11 qershor, e më pas do të përballet me Francën dhe Rumaninë.

Kombëtarja shqiptare llogaritet si autsajdere e grupit A, por kështu nuk mendon trajneri italian, i cili ka paralajmëruar kundërshtarët duke thënë se në Francë nuk po shkojnë për pushime.

“Kemi dhjetë ditë që po punojmë fort dhe jemi mirë psikologjikisht. E dimë që do të jetë e vështirë por jemi të përqendruar për të dhënë më të mirën. Ne nuk shkojmë në Francë për pushime”, ka deklaruar De Biasi. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com