De Biasi largohet nga Shqipëria

0

De Biasi pritet të largohet nga Kombëtarja shqiptare pas ndeshjes me Izraelin, e cila luhet me 11 qershor në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’

Aventura e Gianni De Biasir në drejtimin e Shqipërisë po vjen drejt fundit dhe nuk do të presë mbylljen e kontratës, e cila skadon kur përfundon edicioni i eliminatoreve të Botërorit 2018.

Sipas faqes së internetit të gazetarit italian të njohur, Alfredo Pedulla, De Biasi do të largohet që në javët e ardhshme nga drejtimi i Shqipërisë. Sipas saj, ai ka disa mundësi të ndryshme punësimi në klube të njohura në Europë.

Por njëkohësisht, trajneri i kuqezinjve ka tundim edhe nga dy oferta kineze që janë shfaqur gjatë ditëve të fundit.

I njëjti burim sqaron se më shumë do të mësohet në mesin e muajit qershor, pasi trajneri të jetë shkëputur përfundimisht nga drejtimi i Kombëtares.

Ish trajneri i disa skuadrave italiane tashmë ka hyrë në histori të Shqipërisë duke e kualifikuar ekipin kuqezi  për herë të parë në një eveniment të madh siç ishte Euro 2016. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com