De Biasi: Ja çelësi i suksesit të Kombëtares

0

Sukseset e Kombëtares Shqiptare në fushë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Trajneri Gianni de Biasi edhe njëherë është në titujt kryesorë, kësaj radhe tek “Allfootball.it”, që kërkon të nxjerrë sekretin e suksesit të kuqezinjve.

De Biasi

Në fillim të artikullit, shkruhet se tekniku italian është duke rishkruar historinë e futbollit shqiptar, me kuqezinjtë që tashmë janë pretendent për finalet e EURO 2016, në një grup të vështirë me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë. I pyetur se si ka arritur që ta shndërrojë Kombëtaren, e konsideruar si njëra nga “Hirushet e Europës”, në një skuadër që meriton respekt, De Biassi është përgjigjur kështu:

“Motoja jonë është organizimi. Kujdesemi për detajet në fazën kur nuk zotërojmë topin. Jemi kompaktë dhe të bashkuar, repartet lëvizin sipas logjikave precize dhe të parashikuara. Ia dalim në këtë mënyrë të kemi një fazë mbrojtëse efikase dhe reduktojmë në maksimum rreziqet. Edhe në fazën e zotërimit të topit kujdesemi për detajet. Në topat inaktivë për shembull, studiojmë skema të ndryshme në varësi të kundërshtarit”.

Aspekti psikologjik është shumë i rëndësishëm në Kombëtare, për të cilën De Biassi rrëfen se i ka kushtuar një rëndësi të veçantë. “Punojmë shumë në këndvështrimin psikologjik. Kemi kërkuar t’u injektojmë djemve kurajo. I kemi bërë të kuptojnë se ne nuk jemi, as një ‘Hirushe’, as një viktimë për t’u sakrifikuar”, shprehet ai.

Gianni de Biasi tregon se grupi që ka grumbulluar do të jetë baza e skuadrës edhe për të paktën dy eliminatore europiane. “Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer me zbulimin e talenteve. Kemi dashur lojtarë që gëzojnë minuta me skuadrat e tyre, dhe kemi arritur që t’i bëjmë pjesë të skuadrës. Me këtë grup synojmë që të përballojmë, të paktën, edhe dy eliminatore Europiani. Kemi punuar për të tashmen, por me mendje për të ardhmen”-, ka deklaruar De Biasi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com