De Biasi godet lojtarët: E kishin shansin ndaj Luksemburgut, nuk e shfrytëzuan

0

De Biasi ka thënë se lojtarët që luajnë më pak, kishin mundësi të tregojnë vetën ndaj Luksemburgut, por nuk e bënë një gjë të tillë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Izraelin, ka folur edhe për humbjen e hidhur me Luksemburgun.

Përveç zhgënjimit për disfatën, trajneri e cilësoi testin në Luksemburg si shansin e humbur edhe të disa lojtarëve.

“Janë ndeshje në fund të sezonit, ku na munguan edhe lojtarë të rëndësishëm që erdhën në Stamboll. Gabuam raste të pamundura përpara portës dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen në pjesën e parë, por pësuam dy gola pas gabimeve tona”, tha De Biasi.

“Ishte ndeshje e keqe, jo vetëm sepse humbëm. Kemi lojtarë që kanë luajtur 50 ndeshje, por edhe futbollistë me vetëm 3 ndeshje. Prisja më tepër nga ata që kanë pasur më pak hapësira aktivizimi. Këtyre të fundit ua dhashë hapësirë dhe ky shans duhej kapur, sepse mundësitë nuk vijnë gjithmonë”, shtoi De Biasi. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com