De Biasi gjen zëvendësin e Ajetit (Foto)

0

AL

Frederik Veseli, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, pritet ta zëvendësoj Arlind Ajetin e lënduar

Dëmtimi i Arlind Ajetit ka përhapur pak panik mes tifozëve të Kombëtares shqiptare, pasi mbrojtësi mendohej si partneri ideal i Mërgim Mavrajt në qendër të mbrojtjes, pas largimit të Lorik Canës nga kuqezinjtë.

Por, trajneri Gianni De Biasi duket se ka gati futbollistin i cili mund të zërë vendin e Ajetit në qendër të mbrojtjes. Fjala është për mbrojtësin e Empolit, Frederik Veselin.

De Biasi e sheh Veselin më shumë në qendër të mbrojtjes dhe jo si një alternativë për krahun e djathtë të mbrojtjes ku Elseid Hysaj është i paprekshëm.

Për këtë arsye, Veseli kthehet në alternativën e parë të trajnerit kuqezi për të zënë vendin e Ajetit të dëmtuar, shkruan Panorama Sport.

Duhet kujtuar se edhe në ndeshjen kundër Francës, në Euro 2016, De Biasi vendosi që të aktivizonte pikërisht Veselin pas dëmtimit të Ajetit në minutat e fundit të duelit, ndonëse ajo zgjedhje u kritikua gjerësisht.

2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com