De Biasi: Deri më 31 tetor jam trajner i Shqipërisë

0

Ekskluzivisht për radion italiane “Tutto mercato web” në mikrofonin e gazetarit Lorenzo di Benedetto, trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka deklaruar “Deri më 31 tetor do të jem trajner i Shqipërisë , më pas të shohim.”

Gianni De Biasi ka komentuar për këtë radio ndeshjen mjaft të pritshme të zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme mes Napolit e Juventusit, përkatësisht të renditura në vend të 3-të e në vend të parë të kampionatit italian.

“Ka qenë një garë e madhe e luajtur mirë nga të dyja skuadrat, është shprehur trajneri i kombëtares shqiptare. Napolit i mungoj vetëm goli i dytë, ndërsa bardhë e zinjtë paguan faktin se shënuan mjaft shpejt e më pas u rehatuan”, shtoi italiani.

Duke iu referuar ndeshjes së ardhshme që do të zhvillohet ditën e mërkurë po mes këtyre dy skuadrave, por kësaj herë për Kupën e Italisë, Gianni De Biasi tha se “çdo ndeshje ka historinë e saj e të shohim çfarë do të ndodh.”

Pyetjes së gazetarit italian mbi ecurinë e lojës së futbollistit juventinas Higuain , Gianni De Biasi deklaroi se “Higuain ka shënuar mjaft e nëse ndonjëherë i ndal golat, kjo e bën atë më human, pasi shumë herë duket si i zbritur nga planeti Mars. Juventusi po punon për të arritur në një formë mjaft të mirë në ndeshjen e Champions League kundër Barcelonës.”

Ndërsa pyetjes së gazetarit mbi të ardhmen e tij trajneri i kombëtares shqiptare përgjigj “E ardhmja ime? Deri më 31 tetor jam trajner i Shqipërisë, më pas të shohim!”. /oranews/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com