De Biasi befason Gjimshitin

0

Gjimshiti

De Biasi ka grumbulluar në kombëtare për miqësoren kundër Marokut dhe ndeshjen kundër Maqedonisë Berat Gjimshitin.

Qendërmbrojtësi shtatlartë është ftuar nga tekniku italian për sfidat e radhës.

Gjimshiti ishte përjashtuar nga lista e 23 futbollistëve që morën pjesë në Evropianin “Francë 2016”.

Por cilësitë e tij janë të dukshme, ndaj dhe trajneri italian ka vendosur që ta ketë në dispozicion për ndeshjet e radhës, shkruan newsport.

Megjithatë duhet thënë që Gjimshiti nuk ka lidhje me Kosovën dhe një largim i tij nuk pritej, pasi është me origjinë nga Lugina e Preshevës.

Por grumbullimi i tij në kombëtare përsëri është një lajm i mirë, pasi specialistët e konsiderojnë Gjimshitin si shtyllën e mbrojtjes kuqezi në të ardhmen.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com