Davutoglu: Asnjë forcë s’mund ta ndajë Shkupin nga Stambolli

0

Davutoglu: Asnjë forcë s’mund ta ndajë Shkupin nga Stambolli

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në vizitën e tij në Çarshinë Turke të Shkupit, në kryeqytetin e Maqedonisë, u prit me lot gëzimi nga bashkatdhetarët e tij. “Mjafton të na ftoni dhe ne nuk do t’ju lëmë bosh asnjëherë dhe asnjë forcë nuk mund ta ndajë Stambollin nga Shkupi. Mos harroni asnjëherë se keni nga mbrapa 77 milionë vëllezër. Nuk jeni pa mbështetje edhe njeri pa njeri”, tha Davutogllu, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të vizitës së tij në Shkup, pas konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Gruevskin, Davutoglu vizitoi Çarshinë e Shkupit, që ndodhet në qendër të qytetit.

Davutoglu i cili vizitoi Xhaminë e Murat Pashës u shpreh për bashkatdhetarët e tij: “Edhe pse me trup ndodhem në Ankara me shpirt gjithmonë ndodhem në Maqedoni, në Bosnje në të gjithë rajonin (tokën) Rumeli”.

“Problemet tuaja janë problemet tona. Nëse në këmbën tuaj ngulet një gjemb në shpirtin tonë ngulet një thikë. Nëse këtu lëviz një guralec i vetëm duke rënë poshtë nga xhamitë kujtim të paraardhësve, në botën tonë do të ishte një tërmet i madh. Një gjë duhet të dini që çdo kush prej jush ka ndoshta detyrën më të madhe dhe të shenjtë të jetojë dhe të përjetojë traditat, fenë tuaj në mënyrë të ndershme dhe në paqe, dhe është nën garancinë tonë. Qeveria e Republikës së Turqisë kurrë nuk ju ka lënë vetëm ju”, tha Davutoglu.

Duke u shprehur se asnjëherë nuk është larguar nga Shkupi pa u përshëndetur me turqit të cilët jetojnë aty Davutoglu tha se “Edhe pse kohën e kam të pakët në këtë vizitë zyrtare nuk doja të largohesha pa u përshëndetur me ju”.

Ai tha se në vizitën e ardhshme të tij do të zhvillojë takime më të gjera theksoi. “Këto toka janë vende të besuara, edhe vende ku shpirti ynë prehet në paqe”.

Davutoglu duke shpjeguar se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Maqedonisë janë shumë të mira, theksoi se në 4 muajt e fundit janë zhvilluar shumë takime të ndërsjella mes dy vendeve.

“Mjafton të na ftoni dhe ne nuk do t’ju lëmë bosh asnjëherë dhe asnjë forcë nuk mund ta ndajë Stambollin nga Shkupi.
Mos harroni asnjëherë se keni nga mbrapa 77 milionë vëllezër. Nuk jeni pa mbështetje edhe njeri pa njeri”.

Davutoglu gjithashtu duke iu drejtuar bashkatdhetarëve iu ka thënë që ti përcjellin të falat familjarëve të tyre dhe ti thoni se “Erdhi Ahmet shkupjani, dhe jo Ahmeti nga Konja”.

Davutoglu pas fjalimit ka dalë nga xhamia dhe është pritur nga qytetarët me dashuri ku shumë qytetarë kanë treguar një interes për të biseduar me të dhe për të dalë në fotografi.

Në mes të atyre që e kanë pritur Kryeministrin Davutoglu ka qenë edhe 91 vjeçari Rexhep Murati i cili jeton në Shkup. Murati pasi ka parë Davutoglu është vërejtur se nuk ka mundur të mbajë dot lotët.

Kryeministri Davutoglu pasi ka biseduar me Muratin i ka dhënë fjalën atij se në vizitën e ardhshme do ta vizitojë atë në shtëpinë e tij. Davutoglu pas vizitës së tij në tregun turk bisedoi me qytetarët dhe bëri fotografi me ata. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com