Daut Demaku: I vdekuri dhe çupa nuk mbahen në shtëpi!

0

Autori i Mendimit Pozitiv, Daut Demaku, e quan tragjedi kombëtare numrin e madh të vajzave të pamartuara në Kosovë.

dd

Sipas Daut Demakut, i vdekuri dhe çupa nuk mbahen në shtëpi!

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, duke bërë një analogji ndërmjet të vdekurve dhe vajzave, bënë thirrje për martesë.

“Bisedova një ditë me një njohës të mirë të demografisë.

Më tha: nuk kemi të dhëna të sakta, por sipas ligjeve demografike në Kosovë janë afërsisht 200 mijë vajza të pamartuara.

Më shkoi mendja të katër detyrat e shpejta, dy prej të cilave thonë: i vdekuri dhe çupa nuk mbahen në shtëpi!

Askujt në këtë vend nuk i shkon mendja të merret me këtë dramë të individëve dhe me këtë tragjedi kombëtare!

Nuk ka shtet normal në botë që nuk shqetësohet për një mijë ushtarë. Ne nuk na bëhet vonë as për 200 mijë sish.

Prandaj, ju të ri e të reja, leni llafet e matematikat dhe – MARTOHUNI!

Ta dini se sa më shumë njerëz të ketë, aq më të pasur do të jemi”, shkruan Demaku. M.L.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com