Dardha bie nën dardhë – një sheik i dhuron Spitalit të Zemrës në Cyrih 11 milionë franga

0

Ish Emiri i Katarit, sheiku Khalifa Bin Hamad al-Thani i ka bërë një dhuratë zemërgjerë Klinikës së Zemrës në Spitalin Universitar të Cyrihut. Plot 11 milionë franga i ka dhuruar ai në shenjë falënderimi për trajtimin cilësor që i është bërë atij në klinka të ndryshme universitare të Cyrihut.

capture-decran-2015-08-07-a-08.58.54-572x396

Donacioni do të shërbejë për hulumtime në drejtim të trajtimit të sëmundjeve të zmerës, në kuadrin e fondacionit për studime të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut.

Me këto para do të krijohen po ashtu katër vende asistentësh të profesorëve në fakultetin e mjekësisë të Cyrihut. Për to do të shpallet konkurs ndërkombëtar dhe vendet do të plotësohen qysh këtë vit, thuhet në një komunikatë të Spitalit Universitar të Cyrihut.
Po ashtu me mjetet e dhuruara do të ngrihet një program arsimimi për hulumtues të rinj në Zvicër dhe në Lindjen e afërme.

Pasi që sheiku Khalifa Bin Hamad al-Thani  jeton në Cyrih, ai me këtë gjest dëshiron të falënderojë edhe kantonin në të cilin banon.

Ish Emiri i cili është dhe gjyshi i Emirit të ri që aktualisht është në pushtet (Tamim al-Thaniin), jeton prej 20 vitesh në Zvicër. Ai është rrëzuar nga pushteti në vitin 1995 nga i biri Hamad Bin Khalifa al-Thani.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com