Dante nuk e ka humbur besimin

0

Futbollisti brazilian Dante e ka humbur vendin në formacionin e Pep Guardiolës, por thotë së beson në vetën e tij.

dante-nuk-e-ka-humbur-besimin_hdPara Dantes trajneri spanjoll ka preferuar Benatian dhe Boatengun, por edhe Badstuberin.

“Nëse trajneri mendon se i duken më të mirë dy lojtarët e tjerë, atëherë duhet t’i them se gabohet. Po pres shanset e mia. Jam i vetëdijshëm për konkurrencën, por edhe unë jam pjesë e saj. Besoj te forcat e mia dhe te stili im i lojës”, tha Dante.

Dante në vitin 2011 nga Borussia Monchengladbach u transferua në “Alianz Arena” dhe që nga atëherë braziliani është paraqitur mbi 70 herë për Bayernin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com