Daçiq përkrah idenë e Vuçiqit dhe Thaçit për rishikim të kufijve me Kosovën
13:37 | 10 Gusht 2018

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se përkrah idenë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për rishikimin e kufijve me Kosovën, duke vlerësuar si mundësinë e vetme të mundshme për zgjidhjen e problemit, shkruajnë mediat serbe, ndërsa BujanociNet rikujton se një ide të tillë e ka dhënë edhe presidenti Thaçi për rishikimin e kufive dhe këmbëngul se nuk është këmbim i teritoreve por vetëm rishikim i kufive, duke pretenduar se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të i bashkangjiten Kosovës.

Foto: gazetaexpress

“Idenë e rishikimit të kufijve e përkrah tash e dhjetë vite, dhe mendoj se është mundësia e vetme e mundshme dhe e shpejtë që mund ta zgjidh këtë problem akut”, ka shtuar shefi i diplomacisë serbe.

Megjithatë, ai ka pranuar se është ende herët të flitet nëse mund të vjen deri te një zgjidhje e tillë.

Ndërkaq, Daçiq beson se me ardhjen e administratës së re në krye të Shtëpisë së Bardhë, pozicioni i SHBA-ve karshi Kosovës ka ndryshuar.

Kristin Prengaj