Daçiq: Nuk ka viza për Serbinë për shkak të migrimit të Kosovarëve

0

Nënkryetari i parë i qeverisë serbe dhe ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se migrimet masovike të shqiptarëve nga Kosova nuk janë problem i Serbisë dhe se qytetarët e saj duhet të jenë të qetë, pasi nuk do të ketë kurrfarë rikthimi i vizave shengen.

Dacic“Çështja e migrimeve ilegale duhet të zhvendoset nga domeni i politikës në domenin e punëve të brendshme” ka thënë Daçiq, transmeton presheva.com. Daçiq ka vlersuar se në egzodus janë 6% e popullsisë së përgjithshme e Kosovës.

Daçiq është i sigurtë se shqiptarët që ikin nga Kosova nuk mbeten në Serbi dhe se migrimet janë problem i përbashkët i shumë shteteve.

“Bashkimi Evropian dhe ato vende që e kanë pranuar Kosovën nuk duhet të jenë hipokrit dhe kur flasin për statusin e Kosovës thonë, – ju nuk keni asgjë me Kosovën, ndërsa kur bëhet fjalë për migrimet ilegale, i konsiderojnë si shtetas të Serbisë” ka thënë Daçiq, duke shtuar se ata kishin insistuar për lirinë e lëvizjes për shqiptarët e Kosovës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com