Daçiq: Dialogu Kosovë – Serbi i ka kontribuar bashkëpunimit rajonal

0

Dacic

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq në një konferencë për media në Split të Kroacisë ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi i ka kontribuar bashkëpunimit rajonal.
Daçiq këto komente i bëri gjatë një konferencë për media në Split të Kroacisë.

“Një ndër faktorët kyç të këtij progresi ka qenë edhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se synim i diplomacisë serbe është anëtarësimi në BE, përderisa traditat e bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Rusinë nuk do të cenohen nga ky fakt.

Daçiq ka shtuar se Serbia po punon në hapjen e disa proceseve negociuse, raportojnë mediat.

“Po punojmë shumë që të forcojmë bashkëpunimin dhe lidhjet tona me vendet e regjionit në aspektin e ekonomisë, transportit, energjisë dhe infrastrukturës”, ka deklaruar Daçiq.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com