Daçiq: BE po i toleron shqiptarët

0

Ivica Daçiq, ministër i jashtëm i Serbisë, pyet se çfarë do të ndodhte nëse do të deklaronte se të gjithë serbët do të bashkohen nën flamurin e Bashkimit Evropian (BE).

dacic

Kështu diplomati serb ka aluduar në deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, transmeton Telegrafi.

“Pyes veten se çfarë do të ndodhte nëse do ta thosha një gjë të tillë. Brukseli nuk mendon se kjo sjellje e shqiptarëve është një problem, por se ajo po i toleron. Terrorizmi në rajon duhet të dënohet dhe deri tani kemi pasur vetëm një deklaratë të paqartë për shtyp nga Bashkimi Evropian dhe institucionet e tjera”, tha Daçiq.

Ai shtoi se shtetit serb nuk i interesojnë punët e brendshme politike të Maqedonisë, por se janë të interesuar për stabilitet politik dhe siguri në Ballkan

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com